None
SQ
“65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale
[]
Shqipëria - Bota Sot
Këto të dhëna janë pjesë e raportit për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, të hartuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe të paraqitur në Kuvend nga deputetët socialistë.
Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë, 134.451 persona, nuk kanë të dhëna të disponueshme për përkatësinë etnike, ndërsa 13.507 kanë zgjedhur të mos përgjigjen.
Në dokument nënvizohet se kufijtë administrativë ndikojnë drejtpërdrejt në përfaqësimin vendor, përdorimin e gjuhës, aksesin në shërbime dhe ushtrimin e të drejtave të komuniteteve minoritare.
Për këtë arsye, çdo ndryshim në hartën territoriale duhet të shoqërohet me konsultim të komuniteteve dhe me një analizë të ndikimit që mund të ketë mbi jetën e tyre.
Socialistët veçojnë tre bashki ku pakicat kombëtare janë të përqendruara dhe që, sipas raportit, kërkojnë trajtim të veçantë: Dropullin në qarkun e Gjirokastrës, Finiqin në qarkun e Vlorës dhe Pustecin në qarkun e Korçës.