Bashkimi Evropian kritikoi vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila dekretoi lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë. BE-ja u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përmbahen nga veprimet që synojnë pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serb të Kosovës”, tha zëdhënësi. Prokurorët në fjalë ishin larguar nga institucionet e Kosovës në vitin 2022, në kuadër të dorëheqjeve kolektive të zyrtarëve serbë, të cilat ishin të nxitura dhe të koordinuara politikisht nga Beogradi. Reagimi i BE-së ngre dilema mbi balancën mes respektimit të shtetit të së drejtës dhe nevojës për të mbrojtur funksionalitetin e institucioneve të Kosovës. Ai ka rend dhe ligj, procedura dhe rregulla të qarta që duhet të respektohen nga të gjithë”, përfundoi Blerim Burjani për “Bota sot”.