None
FI
Detaje për meçin e madh të boksit Prenga - Joshua, ja sa ora pritet të nis
[]
Boksi - Bota Sot
Boksieri shqiptar Kristian Prenga sonte do të përballet me britanikun Anthony Joshua, në një duel që pritet të jetë ndër ndeshjet e boksit më të mëdha të vitit.
Përballja mes Prengës dhe ish-kampionit të botës në peshat e rënda do të zhvillohet në “Jeddah Superdome” në të Arabisë Saudite.
Ai ka qenë dy herë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda dhe synon të rikthehet në nivelin më të lartë të këtij sporti.
Në anën tjetër, Kristian Prenga do të ketë sfidën më të madhe të karrierës.
Boksieri shqiptar do të përballet për herë të parë me një emër të përmasave të Joshuas dhe një rezultat pozitiv do të ishte një sukses historik për të.