None
SV
Ndeshja mes ekipit nga Ferizaj dhe serbëve nga Shabaci, goli u pranua pas një ore e gjysmë! Kjo ndodhi në Prishtinë në vitin 1979
[]
Hendboll - Bota Sot
Pas javës së 23-të Borci renditej në vend të tetë me 22 pikë e Metaloplastika në të 13-tin me 20 sosh në kuadër të Ligës së Parë ish jugosllave.
Në kuadër të javës së 23-të të Ligës së Parë Qendrore të hendbollistëve, parmbrëmë në pallatin e sporteve “25 Maji” të Prishtinës u takuan Borci i Ferizajt dhe Metaloplastika e Shabacit.
Referët akorduan nëntëshe, nga e cila Tomoviqi, sipas mendimit tonë, shënoi golin e karrierës dhe vulosi fatin e ndeshjes në të mirë të ekipit të vet.
Në semafor qëndronte rezultati 18:17, në të mirë të Borcit.
Njëri nga referët, Vukiçeviqi, nuk deshi ta pranonte golin me motivacion se nuk ka dhënë shenjë për ekzekutimin e nëntëshes.