Interkoneksioni energjetik 400 kV (kilovolt) mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas drejtori të MEPSO-s Burim Latifi, po hyn në fazën përfundimtare të realizimit. Punimet në nënstacionin 400 kV në Ohër, sipas tij, kanë avancuar drejt përfundimit, ndërsa pas instalimit të pajisjeve primare dhe sekondare kanë nisur testimet operative dhe funksionale. “Njëkohësisht, po përparojnë edhe punimet në linjën e transmetimit 400 kV Manastir-Elbasan. Ka nisur montimi i shtyllave të para, disa prej të cilave tashmë janë ngritur, ndërsa puna vazhdon intensivisht edhe në lokacionet e tjera përgjatë trasesë. Ky progres dëshmon përkushtimin tonë për realizimin e projektit sipas afateve të planifikuara”, tha Burim Latifi, Drejtor i SHA MEPSO.