None
ID
Trump e konfirmon: Netanyahu do të vizitojë SHBA javën e ardhshme
[]
Amerika - Bota Sot
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.
“Do t’i dërgoj atij (Schumerit) një kostum të bukur palestinez nesër, në mënyrë që të mund të përshëndesë Bibi Netanyahun kur të vijë në qytet javën tjetër”, tha Trump.
Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit konfirmoi se Benjamin Netanyahu do të mbërrijë në Uashington të hënën dhe do të zhvillojë një takim me presidentin Donald Trump të martën.
Sipas njoftimit, Netanyahu do të marrë pjesë gjithashtu në funeralin e senatorit amerikan Lindsey Graham.
Takimi mes Trumpit dhe Netanyahut zhvillohet në një moment kur lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit ka hyrë në muajin e pestë.