Komandati i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka thënë se presin nga Serbia që të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023 që ngjanë në Kosovë. “NATO-ka u përgjigj menjëherë dhe kjo çoi në forcimin më të madh të kapaciteteve të KFOR-it në më shumë se një dekadë”. Ulutash tha se KFOR-i komunikon në baza të rregullta me Forcat e Armatosura të Serbisë, dhe presin mbështetje nga ta për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023 të kryera në Kosovë. “Së pari, dua të them se KFOR-i mban komunikim të rregullt dhe transparent me Forcat e Armatosura të Serbisë në të gjitha nivelet”. “Së shpejti do të jem në Beograd, përsëri, dhe do të takoj shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Mojsilloviq.