None
EN
Atletika prezanton formatin e ri
[]
Bota Sot
Federata Botërore e Atletikës ka prezantuar formatin e ri të “Ultimate Championship”, një kompeticion që do të zhvillohet për herë të parë në Budapest nga 11 deri më 13 shtator, me pjesëmarrjen e atletëve më të mirë në botë.
Synimi i këtij eventi është ta bëjë atletikën më tërheqëse për tifozët dhe më të përshtatshme për transmetimet televizive.
Programi do të përfshijë 28 finale të shpërndara në tre sesione mbrëmjeje, me vetëm një disiplinë në fushë në të njëjtën kohë, për të mbajtur vëmendjen e publikut te çdo garë.
Gjithashtu, stadiumi do të ketë një koncept të ri vizual dhe muzikor, me ndriçim të veçantë dhe prezantime spektakolare të atletëve.
Një tjetër risi është se nuk do të ndahen medalje, por trofe të veçantë për kampionët.