None
CA
Ferrari e nis me dominim në Hungari
[]
Formula 1 - Bota Sot
Ferrari e ka nisur me dominim fundjavën e Hungarisë në Formula 1, duke komanduar të premten në provat e lira.
Pas kohës më të mirë të Sharl Lëklerk në sesionin e parë, në të dytin ishte Luis Hamilton ai që vendos ritmin më të shpejtë.
Mercedesi i tij nuk e ndihmoi në dy përpjekjet për xhiron më të shpejtë me gomat më të buta.
Trafiku i madh në pistë ndikoi në shumë tentativa të dy pilotëve të Ferrarit dhe të Vershtapenit, ndërsa Norris u shfaq jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe me kohë konkurruese.
Fernando Alonso arriti të largohet nga dy vendet e fundit dhe të hyjë në grupin e njëzet më të mirëve, duke u renditur në vendin e nëntëmbëdhjetë.