Pak më poshtë gjeta një tjetër, më të vogël, më të druajtur, sikur ende s'ishte mësuar me errësirën. Nuk pata rastin të zihem me ty, të të zemërohem e pastaj të të fal. Por akoma kujtoj zogjtë, kuajt, dhelprat, lepujt që gdhendje me durim, natë pas nate, vetëm që të m'i plotësoje dëshirat, që të gëzohesha. As vetë s'e di si më erdhi ky moment - një çast, ndër qiej, m'u duk sikur ju pashë si katër drita. Katër drita, katër fjalë që tani janë thënë - jo nesër, jo “kur të kem kohë”, por sonte, ashtu siç duhej.