Lil Wayne do të nderohet me një yll në Hollywood Walk of Fame në vitin 2027, një vlerësim i rëndësishëm për karrierën e tij të gjatë në muzikë. Në një postim në platformën X, reperi tregoi se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një shaka nga vëllai i tij. “Vëllai im Fabian më tha se jam konfirmuar për të pasur yllin tim në Walk of Fame. Me miliona albume të shitura, hite ndër vite dhe ndikim të madh te brezat e rinj të reperëve, Lil Wayne ka lënë një gjurmë të rëndësishme në industrinë muzikore. Ceremonia e vendosjes së yllit pritet të zhvillohet në vitin 2027 në Hollywood, duke e bërë reperin pjesë të një prej simboleve më të njohura të kulturës së argëtimit në botë.