Kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahmija ka publikuar një shkrim me titull; “Kryetari i Kamenicës: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb”. “Gjatë fushatës zgjedhore ndaj meje u bënë akuza të rënda, të njëpasnjëshme, të cilat nuk i ktheva me shpifje e as me gjuhë urrejtjeje. Por po japim një mesazh se në Kamenicë dhe në Kosovë, debati politik duhet të mbështetet në fakte, jo në shpifje; në argumente, e jo në baltosje. Drejtësia foli për këtë çështje, ndërsa ne do të vazhdojmë të flasim me punë. Faleminderit secilit qytetar që besoi te e vërteta, ruajti qetësinë dhe nuk lejoi që gjuha e urrejtjes të bëhej standard i politikës sonë.