Nëse merret skenari më i keq, Egnatia do të luajë në fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Dhe nëse Egnatia eliminohet ndaj Çeljes dhe më pas nga humbësi i Ararat Armenia-Shamrok Rovers, kundërshtarët nuk janë më të frikshmit në fazën “play off”. Egnatia ndërkohë do të ishte në vazon e skuadrave jofavorite të “play off” të Ligës së Konferencës, për shkak të koeficientit të ulët. Për shembull konsiderohet se Drita do të kalojë më tej në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Pra janë ekipe për të cilat pritet të eliminohen dhe të kalojnë në turin e tretë të Ligës së Europës.