Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 23 deri në 26 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 25 deri në 31 gradë Celsius. Qytetet më të ngrohta gjatë së dielës pritet të jenë Gjakova dhe Istogu, ku temperatura maksimale do të arrijë në 31 gradë Celsius, ndërsa në Prizren dhe Junik deri në 30 gradë. Në Dragash do të mbizotërojnë temperaturat më të ulëta, me maksimum prej 25 gradësh. Instituti rekomandon hidratim të mjaftueshëm dhe shmangie të ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.