None
ET
Maratona në Pogradec
[]
Atletika - Bota Sot
Aktiviteti sportiv, i organizuar nga shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, do të nisë në orën 18:30 dhe do të përfshijë dy disiplina garuese.
Half Maratona (21 km) do të nisë nga fshati Lin, përgjatë aksit rrugor buzë liqenit dhe do të përfundojë në qendër të qytetit të Pogradecit.
Ndërsa Mini Maratona (11.5 km) do të nisë nga qendra e qytetit, do të vijojë në aksin Pogradec-Buçimas-Tushemisht dhe do të rikthehet sërish në pikën e nisjes, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.
Sipas njoftimit, më 25 korrik, nga ora 18:30 deri në 22:00, do të bllokohet plotësisht aksi Lin-Pogradec, ndërsa në aksin Tushemisht-Pogradec do të bllokohen të dyja korsitë e lëvizjes.
Gjithashtu, do të ketë bllokime të përkohshme edhe në disa segmente rrugore brenda qytetit të Pogradecit deri në përfundim të garës.