Ndoshta, si me Messin, nëse çështja do të ishte zgjidhur më herët, ai do të ishte përgatitur më mirë. Për krahasimin mes Neymar dhe Cristiano Ronaldo, ai tha: “Cristiano është një kampion i jashtëzakonshëm. Kam luajtur me të kur ishte 34 vjeç dhe shënonte ende 30 gola në vit, por nuk ishte më ai lojtari spektakolar në krah. Për Juventusin shtoi: “Është një klub që e kam në zemër, më bëri të zbuloja çfarë është futbolli i madh, ai që ka rëndësi. Edhe Bayerni, sigurisht, por ambienti italian është më i ngjashëm me Brazilin”.