None
SQ
Çmenduri në Kinë për Pedrin
[]
Bota Sot
Mesfushori i Barcelonës është pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë vizitës së tij në Kinë, ku ndodhet si ambasador i markës së njohur sportive Adidas.
Pedri ka marrë vëmendje të madhe nga tifozët kinezë, të cilët e kanë pritur si një prej figurave më të rëndësishme të futbollit botëror.
Vizita e tij në Azi vjen përpara rikthimit në stërvitje me Barcelonën për sezonin e ri.
Gjatë turneut të tij në Kinë, Pedri do të vizitojë disa nga qytetet më të mëdha të vendit, përfshirë Pekinin, Suzhoun dhe Shangain.
Pas rolit të rëndësishëm në triumfin e Spanjës në Botëror, ai është shndërruar në një nga simbolet e brezit të ri të futbollit spanjoll dhe një prej lojtarëve më të vlerësuar në arenën ndërkombëtare.