None
SQ
“S’mund ta përjashtojmë”: Shkencëtarët e Covid19 dyshonin privatisht se virusi mund të kishte dalë nga laboratori
[]
Bota Sot
Megjithatë, mesazhet e siguruara dhe të publikuara nga senatori amerikan Rand Paul tregojnë se, në prapaskenë, shkencëtarët shprehnin shqetësime se Instituti i Virologjisë në Wuhan (WIV) kishte kryer eksperimente me koronaviruset në kushte të pamjaftueshme sigurie biologjike.
Virusi u shfaq vetëm rreth 13 kilometra larg laboratorëve të WIV-së dhe dukej se ishte tashmë i përshtatur për të infektuar njerëzit.
Kjo nuk do të thotë se dikush e bëri, por nuk mund ta përjashtojmë.
Në artikullin e “Nature Medicine”, autorët kishin argumentuar se manipulimi i koronaviruseve të lakuriqëve të natës kryhej në laboratorë në mbarë botën dhe se ishte e padrejtë të vihej gishti vetëm te WIV.
Rambaut u shkroi bashkautorëve se do të duhej të diskutonin për atë që ai e quajti “katastrofa Baric/Daszak” dhe të hartonin një strategji “që të mos lidhemi me këta njerëz”.