None
SQ
Tragjedia në Roskovec/ Karamuço tregon dinamikën: Autori do vriste akoma, Policia e Fierit shpëtoi vajzën
[]
Shqipëria - Bota Sot
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Refit Buzi, 35-vjeçari i cili vrau ish vjehrrin, ish vjehrrën dhe më pas veten, e përndiqte ish partneren dhe ishte në arrest shtëpie.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se pasi qëlloi me armë ish vjehrrit, ai mori vajzën dhe rrugës ndaloi një qytetar ku i mori celularin, e më pas telefonoi policinë.
Karamuço shtoi se përmes sinjalit telefonik, policia gjeti se ku autori kishte parkuar makinën.
Ky person ka mbajtur tytën e çiftes në gojën e tij, ka qenë persistent që do i jepte fund jetës.
Në një moment iu ofrua kafe, ujë, doli nga makina, por mbante armën.