None
SO
Qëndresë dhe revoltë 55 ditë/ Shqiptarët nuk ndalen, marshim në rrugët e Tiranës, jehon thirrja: Arrestoni Ramën
[]
Balkanweb.com – News24
Shqiptarët kanë dhënë mesazh të qartë se nuk heqin dorë nga rezistenca dëri në largimin e kryeministrit.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit po vijojnë marshimet në rrugët e Tiranës ku jehojnë thirrjet “Arrestoni Ramën”.
Protestuesit goditën me vezë automjetet me të cilët lëviznin deputetët, ndërsa efektivët ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës dhe spraj djegës për të shpërndarë turmën dhe për të krijuar korridor për hyrjen dhe daljen e parlamentarëve.
Po ashtu në mbrëmje, në orë 19:00 – protesta vijoi përpara Kryeministrisë, ku qytetarët marshuan më pas në rrugët e Tiranës, duke brohoritur vazhdimisht “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.
Protestuesit shprehen gjithashtu se protesta është kundër qeverisë, por edhe kundër gjithë klasës politike që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin prej vitesh.