Protesta e 55-të kundër qeverisë vijon me një marshim të gjatë në rrugët kryesore të Tiranës, ku mijëra qytetarë ecën nga bulevardi përpara Kryeministrisë drejt disa prej akseve më të frekuentuara të kryeqytetit. Kolona e protestuesve u drejtua fillimisht nga zona e Shallvareve, për të vijuar më pas përgjatë bulevardit në drejtim të Pallateve Agimi. […]