Edhe sot qytetarët kanë përsëritur sloganet: “Edi Rama ka maru”, “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”, “qeveri e krimit! ”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”. Kërkesa për dorëheqjen është e panegociueshme”. Në përfundim të mbylljes së protestës, aktivisti bëri thirrje që në çdo datë që do të ketë seancë në Kuvend, qytetarët të organizohen për protestë. “Futuni te faqja e Parlamentit, për të qenë koherent për çdo datë, Sa herë të ketë parlament të jemi aty”, u shpreh aktivisti Visuar Dalipi.