Për ish-kampionin e botës, kjo sfidë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt superduelit të shumëpritur me Tyson Furyn, i planifikuar për në muajin nëntor. E një natë para përballjes, Joshua u pyet nga DAZN rreth boksierit shqiptar, për të cilin tha fjalë të mira. “Jemi në një mision. Do të jetë një natë e madhe e boksit të peshave të rënda. Do të përballem me një grushtues të mirë, një njeri të mirë në një mision, që ka përkrahjen e krejt kombit të tij pas tij.