None
SQ
Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
[]
Evropë - Bota Sot
Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore.
Sipas policisë, disa prej oficerëve që ndodheshin në bord ranë në ujë, por u shpëtuan nga kolegët e tyre dhe shërbimet e emergjencës që mbërritën menjëherë në vendngjarje.
“Bazuar në informacionet që kemi deri tani, pesë oficerë policie janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.
Presim një përditësim mbi shkallën e dëmtimeve të tyre”, njoftoi Policia Metropolitane.
🚨 NEW: Five armed police officers have been injured after their boat crashed into Westminster Bridge and ended up in the water pic.twitter.com/1JwDjt53LA