Federata e Volejbollit e Kosovës ka publikuar programin e ndeshjeve të ditës së katërt të Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili po zhvillohet në Pallatin e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj. Programi i së enjtes nis në orën 15:00 me përballjen ndërmjet Turqisë dhe Bullgarisë, ndërsa në orën 17:30 do të takohen Mali i Zi dhe Moldavia. Ndeshja e fundit e ditës do të zhvillohet nga ora 20:00, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Shqipërinë. Federata e Volejbollit e Kosovës ka ftuar adhuruesit e sportit që të jenë të pranishëm në Pallatin e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj për të mbështetur Kombëtaren e Kosovës në këtë kampionat ballkanik.