Blero po shijon në maksimum ndjesinë e të qenit baba për herë të dytë, pas ardhjes në jetë të djalit të tij. Duke folur për këtë raport, ai zbuloi: “Realisht, ajo që për mua dhe për Nitën sigurisht ka qenë shumë e normale dhe e natyrshme, urimi i Teutës, nënës së Tarës, është shumë i mirëpritur për neve dhe ne jemi falënderues”. Por, kur erdhi puna për të trajtuar pjesën tjetër të së kaluarës së tij romantike, këngëtari nuk la asnjë shteg për keqinterpretime apo drama mediatike. Me një qëndrim të prerë, ai theksoi se për të tjerët nuk ka asnjë lloj interesi dhe e ka lënë atë histori pas krahëve njëherë e mirë. Për të tjerët absolutisht nuk ka asnjë farë lidhje as që merrem me ato,” përfundoi Blero.