None
IT
Zendaya dhe Tom Holland rikthejnë kujtimet e “Spider-Man”/ Çifti rikrijon fotot ikonike pas 10 vitesh...
[]
Mediale Vip - Bota Sot
Zendaya dhe Tom Holland kanë emocionuar fansat duke rikrijuar disa nga fotografitë e tyre më tyre më ikonike, plot dhjetë vjet pas turneut të parë promovues të filmit “Spider-Man”, duke treguar se sa shumë ka ndryshuar jeta e tyre gjatë kësaj dekade.
Dyshja, të cilët u njohën gjatë xhirimeve të “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2016 dhe sot janë të martuar, janë rikthyer sërish së bashku në fushatën promovuese të filmit më të ri të sagës, “Spider-Man: Brand New Day”.
Tom Holland dhe ZendayaNë një prej imazheve, aktorja shfaqej elegante e veshur me një fund të bardhë dhe një bluzë të zezë pa mëngë, ndërsa Tom Holland rikrijonte të njëjtin pozicion që kishte bërë vite më parë.
Prej javësh, Zendaya dhe Tom Holland kanë qenë të angazhuar me promovimin e projekteve të tyre më të fundit.
“Spider-Man: Brand New Day” pritet të dalë në kinema më 31 korrik dhe konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme të vitit për dyshen.