None
SQ
Minçev: Po ndërtojmë sistem administrativ ku dijet dhe rezultatet janë kriteri i vetëm
[]
Bota Sot
Administrata publike është një nga shtyllat më të rëndësishme të një shteti funksional, ndërsa profesionalizimi i saj është parakusht kyç për një Maqedoni evropiane, deklaroi për "Sloboden Peçat" ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
Sipas Minçevit, Qeveria dhe Ministria e Administratës Publike po zbatojnë një reformë thelbësore me synimin për të ndërtuar një administratë moderne, efikase dhe profesionale, të liruar nga ndikimet partiake.
Pa një administratë të trajnuar mirë, cilësore dhe të bazuar në dije, nuk mund të kemi shtet”, u shpreh ministri.
Reforma nënkupton një sistem ku secili do të ketë mundësi të avancojë përmes dijes, kompetencave dhe rezultateve”, tha ai.
Qëllimi ynë është që çdo qytetar të ketë mundësi të barabarta, ndërsa institucionet të fitojnë kuadrot më cilësore”, theksoi Minçev.