UEFA ka vendosur ta gjobisë Hajdukun e Splitit me 24 mijë euro për ndërprerjen e shkurtër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës kundër Zilina-s, e zhvilluar më 16 korrik. Kjo do të thotë se tifozët e skuadrës nga Spliti do të mund ta mbështesin ekipin në ndeshjen e kthimit ndaj Pafosit në Qipro, më 30 korrik. Rreth 1.500 tifozë të Hajdukut udhëtuan në Sllovaki dhe gjatë gjithë ditës nuk pati incidente serioze. Përveç një gjobe prej 50 mijë eurosh, UEFA kishte vendosur edhe ndalimin me kusht të shitjes së biletave për një ndeshje si mysafir në garat evropiane. Megjithatë, UEFA vlerësoi se incidenti në Zilina-n nuk ishte aq i rëndë sa për ta aktivizuar atë masë, ndaj tifozët e Hajdukut do të jenë të pranishëm në përballjen e ardhshme evropiane në Qipro,.