None
SQ
Aksident me fatalitet në Vragoli, vetura godet për vdekje një këmbësor
[]
Kronikë e zezë - Bota Sot
Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në një aksident trafiku në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
“Sot me datën 24.07.2026 rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar ka goditur një person (këmbësor) të gjinisë mashkullore.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë ato mjekësore, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Mehmeti.
Ajo ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësitë relevante policore.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.