Në vlerësimin tim, universitetet nuk duhet të mbyllen për shkak të problemeve të menaxhimit, ato duhet të reformohen, të modernizohen dhe të rikthehen në funksion të misionit të tyre akademik. Përkundrazi, kjo buron nga bindja se Universiteti i Ferizajit ka potencial të rëndësishëm dhe duhet të forcohet. Një universitet i orientuar drejt shkencave të aplikuara ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove profesionale, në lidhjen e arsimit me tregun e punës dhe në zhvillimin e inovacionit. Studentët duhet të kenë besim se institucioni ku studiojnë funksionon mbi standarde profesionale, ndërsa profesorët duhet të ndihen të vlerësuar mbi bazën e kontributit të tyre akademik. Prandaj, Universiteti i Ferizajit ndodhet në një udhëkryq.