None
SQ
Rama shpall “Rilindjen 2.0”/ Kryeministri: T’u japim besën qytetarëve
[]
Shqipëria - Bota Sot
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të Partisë Socialiste dhe qeverisë shpalli “Rilindjen 2.0”, një projekt që siç tha ai do jetë një përvojë e re në punë dhe shërbim ndaj qytetarëve.
Sipas kryeministrit, sfida e mandatit të katërt nuk është më transformimi i vendit, por kthimi i këtij transformimi në një realitet të qëndrueshëm, të besueshëm dhe të prekshëm për të gjithë qytetarët.
Pyetjes ‘nëse Shqipëria mund të ndryshonte’, përgjigjja është dhënë dhe është e pakthyeshme.
Nuk vritet me një krismë, largohet kur uji trazohet dhe nuk kthehet me thirrje, por vetëm kur gjen ujin miqësor.
“Rilindja 2.0” është emri që ne i vumë ciklit të ri politik, “Besa” është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë”, tha Rama.