None
SQ
U zgjodh oferta më e favorshme për 150 autobusë elektrikë, kushtet i kanë plotësuar vetëm dy kompani
[]
Maqedonia - Bota Sot
Ministria e Transportit njofton se katër kompani kanë paraqitur ofertat e tyre në thirrjen publike për furnizimin me 150 autobusë elektrikë dhe 75 stacione karikimi.
Në ankandin elektronik të mbajtur sot, ofertën më të favorshme e ka dorëzuar IKARUS Electric Zrt, në ofertë të përbashkët me EVN.
dhe IKARUS Electric Zrt në ofertë të përbashkët me EVN.
Ministria sqaron edhe afatet e dorëzimit të autobusëve dhe stacioneve të karikimit:“Pas nënshkrimit të kontratës, ofertuesi i përzgjedhur është i detyruar të realizojë furnizimin sipas dinamikës së mëposhtme:– 30 autobusë elektrikë dhe 15 stacione karikimi brenda 6 muajve nga nënshkrimi i kontratës;– 60 autobusë elektrikë dhe 30 stacione karikimi brenda 12 muajve;– 60 autobusë elektrikë dhe 30 stacione karikimi brenda 18 muajve.”
Ministria e Transportit thekson se procedura po zhvillohet në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurime Publike dhe standardet e transparencës.