None
ID
Arabia Saudite duhet ta njoh Izraelin
[]
Bota - Bota Sot
Presidenti amerikan Donad Trump ka bërë të ditur në rrjete sociale se marrëveshja bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite mund të finalizohet vetëm atëherë kur kjo e dyta e njeh Izraelin si shtet.
“Marrëveshja për energjinë bërthamore civile (nuk do të ketë pasurim të materialeve!)...
e cila ka të bëjë vetëm me përdorimin jo-ushtarak... do të miratohet, por është plotësisht e kushtëzuar me anëtarësimin e Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit”, tha Trump në një postim në Truth Social.
Komentet e Trumpit vijnë pas kritikave nga ekspertët se marrëveshja mund të rrezikojë përhapjen e armëve bërthamore në të ardhmen në një rajon tashmë të paqëndrueshëm.
Çështja bërthamore ka qenë në qendër të konfliktit disa-mujor mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.