Në mesin e emrave më të spikatur është edhe kampioni në fuqi, Karlos Alkaraz, i cili do të rikthehet për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar. Pas konfirmimit të rikthimit të tij në fushat e tenisit në turneun e Sinsinatit, tenisti nga Murcia do të marrë pjesë edhe në Grand Slamin e fundit të sezonit, me synimin për të ruajtur kurorën në Nju Jork. Alkaraz do të synojë të fitojë titullin e tij të tretë në tokën amerikane. Pikërisht në këtë turne ai fitoi titullin e parë Grand Slam në karrierë, në moshën vetëm 19-vjeçare, pasi mposhti norvegjezin Kasper Rud në finale. TURNEU MBLEDH YJET “US Open” do të sjellë në Nju Jork emrat më të mëdhenj të tenisit.