Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin ka përfunduar me një person të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, gjatë përleshjes një person është goditur me tytën e një pistolete zhurmuese, duke mbetur i dëmtuar. Në vendngjarje është sekuestruar edhe pistoleta zhurmuese, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përplasjes. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ll. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.