None
SQ
Europa në flakë/ Zjarret vrasin tre zjarrfikës, mijëra banorë dhe turistë evakuohen
[]
Evropë - Bota Sot
Vala e të nxehtit po ushqen zjarre të mëdha në jug të Europës.
Temperaturat mbi 40 gradë Celsius dhe erërat e forta kanë përkeqësuar situatën me zjarret në Itali, Francë dhe Spanjë, duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë dhe zonat turistike.
Autoritetet lokale dyshojnë se shumë prej tyre janë të qëllimshme dhe akuzojnë zjarrvënësit se kanë përdorur metoda mizore për përhapjen e flakëve.
Sindikatat paralajmërojnë se efektivët po punojnë në kushte rraskapitëse dhe me mungesë burimesh.
Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike, të shkaktuara nga djegia e lëndëve fosile, po i bëjnë zjarret dhe valët e të nxehtit më të shpeshta, më intensive dhe më të vështira për t’u përballuar.