Kryeministri Hristijan Mickoski, sot deklaroi se Qeveria do t'i dëmshpërblejë qytetarët të cilët pësuan nga moti i ligë në Shkup. Mickoski tha se komunat do të formojnë komisione, të cilat do të vlerësojnë dëmet e shkaktuara. “Sa i përket dëmshpërblimit të qytetarëve që pësuan dëme nga moti i keq, mund të them se komunat dhe institucionet në kuadër të tyre formojnë komisione. Qytetarët që kanë pësuar dëme duhet t’i paraqesin ato pranë këtyre komisioneve. "Apeloj te të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme t’i paraqesin ato, në mënyrë që Komisioni të dalë në terren, t’i konstatojë dëmet dhe Qeveria të marrë specifikimin e tyre, që të mund t'i dëmshpërblejmë", tha Mickoski.