E tillë është tani situata atje, shoku Lik Seiti, por do të duhet të rrjedhë shumë ujë që të arrihet ajo që duam. Midis atyre ka elementë krejtësisht të këqij, ka që janë tre çerek, ka gjysmë të këqij, ka të tjerë që janë një çerek të këqij. Me këtë dua të them se të gjithë këta krerë, kush më shumë e kush më pak, janë të përlyer. Tani, për interes të çështjes, këta do t’i shfrytëzojmë, por duke pasur kurdoherë kujdes atë që thashë, që të mos ekspozohemi te populli kosovar. Në qoftë se, pasi ta lajmërosh, të propozon të vesh për të pirë një kafe në shtëpi të tij, jepi përgjigje pozitive, i thuaj se do të vesh me gjithë qejf.