Shqipëria U-18 e basketbollit për meshkuj e ka ndërlikuar në maksimum rrugëtimin e saj në Divizionin C të Kampionatit Europian, event që po zhvillohet në Shkodër. Pas fitores në ndeshjen debutuese kundër San Marinos, kuqezinjtë janë mundur dje nga Malta me rezultatin 64-85 dhe tashmë janë thuajse të eliminuar nga gara për zonën e medaljeve. Shqipëria u fut mirë në lojë në çerekun e tretë, madje duke arritur edhe përmbysjen momentale të rezultatit në shifrat 48-46, por e dorëzoi menjëherë kryesimin. Kuqezinjtë shthuren tërësisht në periodën e katërt, me Maltën që e merr 10-minutëshin 8-23, duke vulosur suksesin final me +21 pikë. Për sa u përket statistikave individuale, Kai Fabri i Maltës u shpall MVP, protagonist me 31 pikë, 3 kërcime dhe 4 asistime.