None
SV
Barcelona – Ter Stegen, ndarja trokiti
[]
Futboll - Bota Sot
Barcelona po bën hapa të tjerë për ta sistemuar situatën e portës, ndërsa largimi i Marc-Andre ter Stegenit duket gjithnjë e më i mundshëm.
Portieri gjerman nuk është më pjesë e planeve afatgjata të klubit katalanas dhe një largim gjatë kësaj vere po afrohet.
Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona ka nisur të punojë për një zgjidhje për të ardhmen e Ter Stegenit, i cili ka ende kontratë me klubin, por nuk konsiderohet më zgjedhja e parë në portë.
Gjermani kërkon të luajë rregullisht dhe është i hapur për një aventurë të re larg “Camp Nou”.
Megjithatë, pas viteve të shumta në “Camp Nou”, gjithçka tregon se rrugët e Ter Stegenit dhe Barcelonës mund të ndahen këtë verë.