Kryeministri Edi Rama sqaroi funksionin dhe përfimet e Paketës së Maleve për aplikantët, duke marrë shembullin e 3 vëllezërve në Theth, të cilët do të përiftojnë nga ligji duke ndërtuar në tokën e tyre në fshatin turistik të Shkodrës, por të cilën ligji e njeh si tokë shtet. Janë pronarë që nuk e posedojnë pronën e tyre në kuptimin e ligjit, pra kadastra nuk ka në këtë territor asgjë tjetër veçse pronë shtet. Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo. Dhe kjo shpjegon pse nuk kemi vendosur atë 1 euro, sepse kur Marjani dhe vëllezërit do marrin lejen, do të marrin dhe pronën me 1 euro në pronën e caktuar dhe kur ndërtimi do të mbarojë ata do të marrin hipotekën dhe prona do të bëhet e tyre. Dhe ky proces”,- tha Rama.