None
SQ
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mbyll misionin në Shqipëri: Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën
[]
Shqipëria - Bota Sot
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, do ta përfundojë zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri në fund të muajit gusht.
Me këtë rast, ai u nderua nga Bajram Begaj, me propozim të kryeministrit Edi Rama, me dekoratën “Ylli i Madh i Medaljes ‘Benemerenti’”, në vlerësim të kontributit të tij gjatë tre viteve të shërbimit në vend.
Ceremonia u zhvillua më herët gjatë muajit korrik, për shkak se pjesa më e madhe e stafit të Delegacionit të Bashkimit Evropian nuk ndodhet në Shqipëri gjatë muajit gusht.
Në mesazhin e tij të lamtumirës, Gonzato u shpreh se Shqipëria do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.
Gonzato falënderoi qytetarët shqiptarë për mikpritjen dhe vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.