None
IT
Toshkovski: Shteti ka vënë në funksion të gjitha kapacitetet për të kapërcyer krizën në Gostivar
[]
Gostivari - Bota Sot
Toshkovski theksoi se Qeveria, menjëherë pas rekomandimit të Grupit të Vlerësimit, mori vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në territorin e Komunës së Gostivarit, me qëllim që të vihen në funksion të gjitha mekanizmat shtetërorë në dispozicion dhe kapacitetet e ekspertëve për normalizimin sa më të shpejtë të situatës.
"Shteti ka ndërhyrë me të gjitha kapacitetet e tij sepse prioriteti ynë është normalizimi i situatës sa më shpejt të jetë e mundur dhe sigurimi i ujit të sigurt për qytetarët.
Nuk do të nxjerrim përfundime të nxituara, por do të veprojmë vetëm në bazë të analizave të ekspertëve dhe rekomandimeve të ekspertëve", theksoi Toshkovski.
Qytetarët do të informohen në kohën e duhur sapo ekspertët të përfundojnë analizat dhe të konfirmojnë se janë përmbushur të gjitha kushtet për përdorim të sigurt.
E vetmja gjë e rëndësishme në këtë moment është të ndiqen rekomandimet e institucioneve kompetente, në mënyrë që të dilet nga kjo situatë sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt", theksoi Toshkovski.