None
SQ
Dy operacione antidrogë në Kukës, arrestohet 34-vjeçari duke u kujdesur për kanabisin, pranga edhe një i kërkuar
[]
Kukësi - Bota Sot
Dy operacione të Policisë së Kukësit kundër kultivimit të bimëve narkotike kanë çuar në arrestimin e dy personave, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për kapjen e një tjetër të dyshuari.
Njoftimi i policisëFinalizohen në 24 orë, 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për raste në këtë fushë.
Kapet duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Kalimash, dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Kapet njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Zabeli”, për kultivimin e 215 bimëve Cannabis dhe prodhimin e 3 kg të kësaj lënde.
Vijon puna për kapjen e shtetasit M. R..Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.