Ai theksoi se nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për humbjen ndaj Shqipërisë, edhe pse nuk është marrë drejtpërdrejt me organizimin apo përgatitjen e ekipit. Nëse unë nuk jam marrë drejtpërdrejt me ndonjë prej këtyre parametrave, atëherë ndoshta dështimi është për faktin se s'jam marrë me ato. Po sidoqoftë, e ndjej përgjegjësinë për të. Por marrë parasysh problemet me të cilat përballet financiarisht federata sot edhe problemet e telashet të cilat i kemi, e kam ndjerë që nuk është e ndershme me u tërheq”, zbuloi Fetahu. Kujtojmë se Kosova pësoi humbje nga Shqipëria dhe Sllovakia në kualifikimet për Eurobasket 2029, rezultate që i dhanë fund shpresave për avancim.