Bujar Vreto : Në këtë 49-vjetor të pushkatimit të dy mendjeve të ndritura të Bërzeshtës, të Librazhdit dhe të gjithë kombit shqiptar, kujtimet vijnë me dhimbje, sepse ata ende nuk kanë marrë drejtësi. Nuk bëhet fjalë vetëm për të përndjekurit, por për një popull të tërë që jetoi në një vend të rrethuar me tela me gjemba. Nuk u prenë vetëm dy jetë, u shuan dy mendje të jashtëzakonshme, të cilat do të kishin ndikuar në zhvillimin kulturor dhe shpirtëror të Shqipërisë, të Europës dhe më gjerë. B.S : 49 vjet më vonë, kujtimi i Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit mbetet një provë e gjallë e nevojës urgjente për një ballafaqim të sinqertë me të shkuarën. Pa drejtësi të plotë dhe pa dekriminalizim real, demokracia shqiptare do të vazhdojë të mbartë hijen e trashëgimisë komuniste.