Prodhuesi gjerman i automjeteve, RUF ka prezantuar një nga motorët më të pazakontë në industrinë moderne të automobilave: një motor bokser me tetë cilindra, i cili zhvillon më shumë se 1000 kuaj/fuqi. Motorët bokser janë të njohur për vendosjen horizontale të cilindrave, ku pistonët lëvizin në drejtime të kundërta, duke krijuar një ekuilibër të mirë dhe qendër më të ulët të gravitetit. Megjithatë, një konfigurim me tetë cilindra bokser është jashtëzakonisht i rrallë dhe pothuajse nuk është përdorur në automjete të prodhimit. RUF e ka montuar këtë motor në një prototip të bazuar në modelin CTR3, i cili është zgjatur për të krijuar hapësirë për motorin e ri. RUF ka zgjedhur një rrugë tjetër: të zhvillojë një motor unik me benzinë, me fuqi mbi 1000 kuaj/fuqi dhe karakter të veçantë mekanik.