Sipas tij, Haliti nuk ka kërkuar vetëm një marrëveshje të përkohshme, por diskutim për një program të përbashkët qeverisës. Krasniqi vlerëson se kjo tregon se brenda PDK-së nuk ka një qëndrim krejtësisht të unifikuar për bashkëpunimin me LVV-në. Deklarata e z. Haliti tregon se brenda PDK-së nuk ekziston domosdoshmërisht një qëndrim plotësisht homogjen ndaj bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Haliti e trajton LVV-në si kundërshtare politike, por jo si një subjekt me të cilin marrëveshja duhet të përjashtohet paraprakisht. Mirëpo, pas takimit me Kurtin, ai ka konstatuar se nuk janë krijuar kushtet për një marrëveshje të tillë me LVV.