None
IT
E thotë Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale
[]
Aktuale - Bota Sot
Për Lëvizjen Vetëvendosje, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani nuk është kandidate konsensuale për presidenten e ardhshme të vendit.
Kështu ka deklaruar për Radio Dukagjinin, deputetja e zgjedhur e LVV-së, Arbërie Nagavci e cila është e bindur se Kosova ka kandidat të cilit do të ishin të denjët për këët pozitë..“Është e qartë se çka nënkupton për një kandidat, kandidate konsensuale.
Pra është diçka që duhet të jetë një person që nuk vjen nga skena aktuale politike.
Ndërkohë, ne kemi rezultatin e zgjedhjeve të qershorit qytetarët e thanë fjalën e tyre për të gjithë kandidatët që morën pjesë në zgjedhje.
Por, njëkohësisht konsideroj që zhvillimet e fundit që kanë ndodhur janë tregues që nuk ka një unitet në raport me kandidatin apo kandidaten konsensuale në këtë rast me zonjën Osmani.